Maqedoni
“Jugohromi” dhe deponia në Tetovë, “Eco Guerila” në takim me Zaevin dhe Durakun
30.06.2017 17:29
Çështja e “Jugohromit” dhe problemi me deponinë e Tetovës kanë qenë tema kyçe që janë biseduar në takimin...

Çështja e “Jugohromit” dhe problemi me deponinë e Tetovës kanë qenë tema kyçe që janë biseduar në takimin mes Shoqatës Ekologjike “Eko Guerila” me kryeministrin, Zoran Zaev, dhe ministrin e Ekologjisë, Sadulla Duraku.
Nga “Eko Guerila” thonë se kanë marrë garanci nga qeveria, se çfarëdo negociatash që do të zhvillohen me menaxhmentin e “Jugohromit” për të rifilluar me punë kjo fabrikë, Qeveria do të kërkojë garanci me shkrim për plotësimin e kushteve. Qeveria gjithashtu është zotuar se do të gjejë zgjidhje për problemin me deponinë e egër të Tetovës.
“Nga ana e kryeministrit na u bë me dije se vendimi i parë që do të merret ditën e martë në mbledhjen e qeverisë do të jetë alokimi i fondeve për dislokimin e deponisë së egër nga Tetova, me çka nga ana e kryeministrit na u bë me dije se punojnë ngushtë edhe me komunën e Tetovës për ta zgjidhur këtë problem shumëvjeçar të Tetovës”,- deklaroi Arianit Xhaferi nga “Eko Guerila”.
“Eko Guerila” i ka ofruar qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Mjedisit Jetësor, bashkëpunim me qëllim që të zgjidhen çështjet që i tangojnë qytetarët për sa i përket mjedisit jetësor.
ERSAN PAJAZITI
