Maqedoni

Nimic për fundjavë në Shkup: Është koha të testojmë gatishmërinë për emrin

30.06.2017 17:32

Para vizitës së paralajmëruar në fundjavë në Shkup, ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara në bisedimet midis Maqedonisë dhe Greqisë, Metju Nimic...

Para vizitës së paralajmëruar në fundjavë në Shkup, ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara në bisedimet midis Maqedonisë dhe Greqisë, Metju Nimic, paralajmëron testim të gatishmërisë së të dyja palëve për kontestin me emrin.

Në intervistën për emisionin “360 gradë”, Nimic me  shpresë se çështja e emrit përsëri do të jetë temë kryesore mes të dyja vendeve pas një periudhe, siç e ka cilësuar, të papërshtatshme, për bisedime.

“Ka ardhur një brez i ri që e merr në konsideratë kontestin. Ka sfida të tjera në rajon që nuk kanë ekzistuar në vitet e 90–ta. Pra, ndoshta ka ardhur koha për të rishqyrtuar shkaqet e shqetësimit në periudhën kur filloi kontesti. Por, duhet të them se kontesti në lidhje me Maqedoninë, si një koncept ende shihet në mënyra të ndryshme nga të dyja vendet”,- deklaroi Nimic.

Gjithsesi, ai ka sqaruar se identiteti i grupeve etnike nuk është subjekt i negociatave, sepse Kombet e Bashkuara merren vetëm me shtetet sovrane.