Maqedoni
Samiti i PBVEJ-së në Dubrovnik, 13 presidentë diskutojnë rreth bashkëpunimit
30.06.2017 17:40
Presidentët e 13 vendeve të rajonit dhe përfaqësues të lartë të BE-së janë mbledhur në Dubrovnik në kuadër të procesit të bashkëpunimit të vendeve të Europës Juglindore....

Në takimet sonte në mbrëmje dhe në forumin e nesërm do të këmbehen mendime rreth kërcënimeve nga ekstremizmi ekstrem, terrorizmi, migracioni, dialogu interkulturor dhe mbrojtja e ambientit jetësor.
Padyshim që një nga temat kryesore do të jetë edhe gjetja e modeleve të reja për bashkëpunim ekonomik dhe në sferën e energjetikës, që është një ndër parakushtet e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.
Në margjina të samitit janë zhvilluar takime mes zëvendëskryeministres kroate, Marija Pejcinoviq, me shefin e Diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ndërsa në mbrëmje presidenti Ivanov do të takohet me presidenten kroate, Kolinda Hrabar - Kitaroviq.
Nesër Ivanov do të marrë pjesë me paraqitjen e tij në forum para presidentëve të Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë, në temën që ka të bëjë me sigurinë në Evropën Juglindore.
GYLTENE SINANI
