Botë

Rastet “Monstra” e Sopoti”, Janeva: Nuk na i dha Prokuroria Publike

30.06.2017 17:54

Kryeprokurorja Speciale, Janeva, fajin për moshapjen e rasteve “Monstra”, “Sopoti”, madje edhe “Magjar Telekom”...

Kryeprokurorja Speciale, Janeva, fajin për moshapjen e rasteve “Monstra”, “Sopoti”, madje edhe “Magjar Telekom”, e hedh tek Prokuroria Publike, e cila, sipas saj, nuk ia ka dorëzuar lëndët.
 
“Prandaj duhet të kemi bashkëpunim që t’i marrim rastet e tjera, e më pas në afatin ligjor prej 8 ditësh do të deklarohemi nëse këto raste janë ose jo nën kompetencat tona. Ne jemi për bashkëpunim profesional me të gjitha institucionet”,- tha Janeva.
 
Sa i përket ngritjes së akuzave eventuale ndaj anëtarëve të BDI-së, Janeva tha se ka disa procedura parahetimore për anëtarët e kësaj partie, por pengesë kryesore ka qenë gjuha, sepse materialet duhet të dëgjohen nga përkthyes profesionalë dhe pas përkthimit PPS mund të vërtetojë se çfarë do të ndodhë më tej me këto procedura.
 
Kjo, sipas saj, është pengesa kryesore që për këto lëndë është dashur më shumë kohë se për lëndët e tjera.