Futboll

Xherdani: Zvicra më e forta në botërorin 2014

03.06.2014 19:04

Mesfushori i Bayern Munich, Xherdan Shaqiri, mendon se akoma nuk është 100 përqind në formën më të mirë...

Mesfushori i Bayern Munich, Xherdan Shaqiri, mendon se akoma nuk është 100 përqind në formën më të mirë, por ai është i bindur se do të jetë i gatshëm deri më 12 qershor kur edhe nisin sfidat e evenimentin më të madh të futbollit.
 
“Jam i lumtur që isha në gjendje të luaja ndaj Xhamajkës, pasi u ktheva në fushën e blertë. Mendoj se më kanë parë të gjithë, sidomos në pjesën e parë. Nuk jam ende 100 për qind, por kur të fillojë Botërori, do të jem në formën perfektë”, ka thënë Shaqiri për ‘Blick’.
 
Mesfushori shqiptar me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit thotë se Zvicra do të jetë me e fortë se në Botërorin 2010.
 
“Po. Ne kemi një përzierje të mirë në mes të rinj dhe të vjetër. Dhe lojtarët e rinj mund të ketë një rol dhe të thonë çfarë mendojnë. Kjo është e rëndësishme për një ekip”, tha ai.
 
Mesfushori shqiptar shpreson se edhe bashkëlojtari i tij Fra nck Ribery të jetë i gatshëm për Kampionatin Botëror.
 
“Ne kishim vështirë si të kontaktojmë . Do të ishte mirë për ne nëse ai nuk luan, por unë shpresoj se ai ta bën atë. Ky mund të jetë Botërori i fundit për të”, ka theksuar Shaqiri.