Nishani firmos dekretin, votimi i Metës president më 24 korrik
Më datën 24 korrik, Parlamenti i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për të dekretuar presidentin e ri, Ilir Meta...

Dekreti është firmosur nga presidenti në detyrë, Bujar Nishani. Vendimi vjen menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, kur Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Socialiste dolën në fushatë të ndara, ku u shfaqën tensione mes Edi Ramës dhe Ilir Metës.
Pas këtyre tensioneve mbetet e vështirë për të parashikuar ecurinë që do të ketë kjo seancë, aq më tepër që para dhe pasfushata janë shoqëruar me akuza mjaft të ashpra mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. Në zgjedhjet e 25 qershorit, Partia Socialiste ka marrë 74 mandate deputetësh, ndërsa për votimin e presidentit duhen 71 vota.
Ilir Meta u zgjodh president i Shqipërisë më 28 prill me 78 vota, në një kohë kur politika ndodhej në krizë për shkak të bojkotit të opozitës.
LULJETA NDOKA
