Maqedoni
Penalja vendosi: Nuk ka paraburgim për asnjë nga të akuzuarit e PPS-së
30.06.2017 21:08
Gjykata Penale iu përgjigj kërkesave të PPS-së...

Nuk do të ketë paraburgim për asnjë nga të akuzuarit në 11 rastet e shqyrttuara deri në këto momente, për rastet e mbetura opinion do të informohet nesër.
Sipas vendimeve të Penales, disa nga të akuzuarit duhet të paraqiten çdo të hëne në gjykatë, disave u është marrë pasaporta dhe masa të tjera të ngjashme, megjithatë nuk është shqiptuar asnjë masë për paraburgim.
Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup sonte përmes një njoftimi informon se ka sjell vendim për caktimin e masave të sigurisë për 5 lëndë dhe atë: “Tifani”, Trevnik, Total, Tortura dhe Titanik.
Sa i përket rastit “Tifani”, për të dyshuarën Ivona Taleska nën dyshimin se ka kryer vepër penale fshehje tatimi është caktuar masa e kujdesit dhe e akuzuara çdo të hëne të fillim muajit duhet të paraqitet në Gjykatë dhe përkohësisht i është marrë pasaporta. Të njëjtat masa i janë shqiptuar edhe të dyshuarit Dragan Pavloviq Latas për rastin Total.
Ndërkohë që është hedhur poshtë si e pabazuar në fakte, edhe kërkesa për paraburgim për zyrtarët e BDI-së Ejup Alimi dhe Ismet Guri, të cilët PPS I akuzon për veprën penale, shkatërrim I materialit zgjedhor, në rastin Titanik.
PSP-ja sonte deri tek Gjykata Penale të dërgoj edhe informatat shtesë për dy raste.
