Serbi: Digjet një autobus nga Maqedonia, nuk ka pësuar asnjë udhëtarë
Në autostradën Beograd-Nish, mëngjesin e sotëm u përfshirë nga zjarri....

Në autostradën Beograd-Nish, mëngjesin e sotëm u përfshirë nga zjarri një autobusi i kompanis Eurobus nga Struga, derisa po udhëtonte nga Viena drejt Maqedonisë. Autobusi është shkrumbuar plotësisht, ndërsa për fat të mirë nuk ka pësuar asnjë nga udhëtarët, të cilëve u janë djegur të gjitha gjërat që kishin me vete, disa prej të cilëve edhe dukumentet.
“Isha këtu kur u dogj autobusi në vend ngjarje kur autobusi digjej. Zjarrëfikësit nuk arrritën ta shuajnë.Zjarri u perhaps shpejtë nga pjesa e përparme në pjesën e pasme të autobusit. Disa u ankuan se kanë lënë pasaportat në autobus dhe u janë djegur. Poashtu u janë djegur edhe të gjitha gjërat që kishin me vete” – tha Mirosllav Stefanoviç, dëshmitar.
Udhëtarët e këtij autobusi ishin kryesisht mërgimtarë të cilët po udhëtonin për të kaluar pushimet në Maqedoni. Policia serbe ka dalur menjëher në vendin e ngjarjes në Jagodinë, por nuk ka njoftuar se çka e ka shkaktuar zjarrin.
