Ivanov në forumin e Dubrovnikut, të përshpejtohet integrimi i Ballkanit në BE

01.07.2017 15:47

Bashkimi Evropian duhet ta përshpejtojë procesin integrues...

Bashkimi Evropian duhet ta përshpejtojë procesin integrues, si element vital dhe pjesë e strategjisë së saj afatgjate për siguri, deklaroi presidenti Gjorge Ivanov në "Forumin Dubrovik 2017", që po mbahet me temë "Bashkëpunimi i Adriatikut-Mesdheut dhe siguria në Evropën Juglindore".

Ballkani çdoherë ka qenë udhëkryq i Evropës, ndërsa vende stabile do të thonë edhe mbrojtje më e mirë e kufijve të tyre juglindor, tha Ivanov, sipas të cilit kanosja më e madhe për sigurinë evropiane pritet në të ardhmen duke aluduar në luftëtarët nga vendet ballkanike të cilët marrin pjesë në luftimet në Lindjen e afërt.

“BE dhe NATO duhet të planifikojnë masa parandaluese kundër këtyre personave të kthyer të orientuara jo vetëm drejt vendeve anëtare, por edhe ndaj pjesës së pa integruar të Ballkanit” – tha presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Integrimi i Ballkanit në BE është i domosdoshëm për paqe të përhershme, stabilitet dhe siguri në rajon vlerëson Ivanov.

“Ballkani si rajon tanimë ka edhe sfidat e tij, të cilat mund shum leht të shkaktojnë destabilizim edhe pa ndikim nga jasht.Dallime etnike, fetare, konflikte historike, konfliktet e fundit, papunësi, varfëri, korrupcion, krim i organizuar. Gjithë kjo në kombinim me nacionalizmin e vazhdueshëm, etnocentrizmin, ksenofobin,  e praj para do kohe edhe islamofobia, dëshmojnë se Ballkani i ka të gjitha elementet e nevojshme që mund ti shfrytëzojnë grupet teroriste” – deklaroi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Mos integrimi i vendeve të Ballkanit në BE janë një kale i Trojës para dyerve të Evropës, porsoiti Ivanov në Forumin e Dubrovnikut. (Ersan Pajaziti, TVM2)