Butel, gjyshi vret nipin, plagos vajzën dhe gruan
01.07.2017 15:28
Ngjarje tragjike në lagjen Butel të Shkupit....

Ngjarje tragjike në lagjen Butel të Shkupit, ku gjyshi 84 vjeçar ka vrarë nipin, më pas ka plagosur edhe bashkëshorten dhe vajzën e tij ndërsa më pas është vetëvrarë.
Incidenti ka ndodhur në rrugën Hoshimin ndërsa policia ka bërë të ditur se personi me iniciale P.T. i lindur në viitn 1933 rreth orës 12.40 minuta ka shtënë pistoletë në drejtim të bashkëshortes së tij Pavlinës.
Më pas ai ka shtënë edhe ndaj vajzës së tij L.T. si dhe ndaj nipit me T.C 32 vjeç, i cili nga plagët e mara ka ndrruar jetë.
Bashkëshortja dhe vajza me plagë të rënda janë dërguar në qendrën urgjente, prej ku bëjnë të ditur se ndodhen në rrezik për jetë.
