Bruksel, të martën takimi Thaçi-Vuçiç
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri....

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, të martën në Bruksel do të jetë nikoqire e një takimi joformal të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq.
Siç njoftojnë nga Zyra e Mogherinit, takimi vjen pas takimeve dypalëshe gjatë Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, në Dubrovnik. Ata do t’i këmbejnë pikëpamjet për vazhdimin e dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe, po ashtu, për zhvillimet më të gjëra në rajonin e Ballkanit Perëndimor, theksohet në kumtesën e Zyrës së Mogherinit. Por takimi nuk po mirëpritet nga partit poolitike në Kosovë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës po përcjellë me shqetësim përpjekjet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që duke iu imponuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të jetë pjesë e dialogut në Bruksel, me synim të realizimit të interesave të tij personale, e jo shtetërore”, thuhet në një deklaratë të Zyrës për informim të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
LDK thekson se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura, i ndërmjetësuar nga BE-ja e me praninë e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës që do të dalë nga zgjedhjet e 11 Qershorit, pasi që edhe çështjet të cilat trajtohen janë në kompetenca kushtetuese të ministrive përkatësisht Qeverisë e jo Presidentit.
