Strasburg, liderët botërorë përkujtojnë kancelarin Kohl
Liderët botërorë kanë marrë pjesë në një ceremoni në Parlamentin Evropian...

Liderët botërorë kanë marrë pjesë në një ceremoni në Parlamentin Evropian në Strasburg, për ta përkujtuar jetën dhe veprën e ish-kancelarit të Gjermanisë, Helmut Kohl, që ishte edhe arkitekti kryesor i ribashkimit të Gjermanisë.
Helmut Kohl, i cili vdiq më 16 qershor në moshën 87 vjeçare, është personi i parë që nderohet me një ceremoni zyrtare të organizuar nga Bashkimi Evropian.
“Helmut Kohl ishte evropian i vërtetë dhe mik dhe Evropa i ka shumë borxh atij”, tha presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i vetmi lider aktual i BE-së, që ka punuar me të ndjerin Kohl.
Juncker tha se vetë Kohl kishte zgjedhur që ceremonia për vdekjen e tij të mbahej në selinë e Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës, afër kufirit me Gjermaninë. Në këtë ceremoni kanë folur edhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, presidenti i Francës, Emanuel Macron, ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ish-presidenti i Spanjës, Felipe Gonzales, dhe kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev.
