Diaspora e shfrytëzuar dhe e shpërfillur, Analistët: Pak pushtet edhe për Diasporën
Partitë politike shqiptare shfrytëzojnë diasporën shqiptare gjatë zgjedhjeve...

Partitë politike shqiptare shfrytëzojnë diasporën shqiptare gjatë zgjedhjeve, por jo vetëm, dhe shpërfillin atë gjatë ndarjes së pushtetit.
Në tre ciklet e fundit të zgjedhjeve parlamentare, diaspora shqiptare ishte pjesë aktive e procesit zgjedhor megjithatë, ajo nuk u përfaqësua as në pushtetin legjislativ por as në atë ekzekutiv.
Analistët vlerësojnë se partitë shqipare edhepse kanë dështuar në njësinë e shtatë zgjedhore, përkatësisht në diasporë, ata i kanë borxh diasporës trajtim më të mirë dhe përfshirje në vendimmarrje.
“Mendoj se partitë politike maqedonase, në rrend të parë VMRO DPMNE, ka qenë shumë e kujdesshme në raport me votuesit e saj në diasporë, për dallim nga partitë politike shqiptare, të cilat në periudhën e kaluar, e sidomos BDI, vetëm ka shfrytëzuar potencialin e tyre votues, por pse jo edhe atë ekonomik dhe si kundërshpërblim këta qytetarë nuk kanë fituar asgjë nga ky mund dhe kontribut i tyre.” – tha analisti Naser Zyberi.
“Ta integrojnë edhe diasporën, sepse diasporën e kemi pasur në cdo situatë të vështirë. E kemi pasur në vitin 2001, e kemi pasur në USHT me fonde të veta, në UÇK dhe në çdo aktivitet të ndryshëm. Ne diasporën e kemi pasur vec kur na janë dashur votat, vec për një përdorim, pastaj kemi harruar se ekziston. Shumica prej tyre, me të hollat e veta kanë ardhur që të votojnë partitë tona në pushtet.”
Analistët vlerësojnë se në këto tre dekada diaspora u ka dhënë shumë partive politike dhe s’ka marrë asgjë për këmbim” – u shpreh Gjyla Çeliku, opinioniste.
Nëse dështojnë në njësinë shtatë, askush nuk i pengon partitë shqiptare që kandidatë nga diaspora të vënë në listat për deputetë në njësitë brenda territorit të Maqedonisë.
Veç mundësisë që diaspora të stoliset me mandat deputeti, ajo mund të bëhet pjesë e ekzekutivit dhe pjesë e përfaqësimit konsular diplomatik. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
