Hong Kong Xi: Mos sfidoni pushtetin e Pekinit

01.07.2017 18:01

Hong Kongu, ka shënuar 20 vjetorin e dorëzimit nga Britania e Madhe, nën administrimin e Kinës....

Hong Kongu, ka shënuar 20 vjetorin e dorëzimit nga Britania e Madhe, nën administrimin e Kinës.

“Mos sfidoni pushtetin e Pekinit!”, porositi me këtë rast presidenti kinez Xi Jinping. “Hong Kongut i duhet të përmirësonte sistemin e tij për të mbrojtur sovranitetin e vet, sigurinë dhe interesat e zhvillimit, por çdo përpjekje për të vënë në rrezik sovranitetin dhe sigurinë e Kinës, çdo përpjekje për të sfiduar pushtetin qendror, ose infiltrimet e aktet e sabotazhit do të shkelë një vijë të kuqe dhe kjo është e papranueshme”, tha ai. Pranë vendit ku presidenti Xi merrte pjesë në një sërë eventesh luksoze të organizuara me rastin e këtij 20 vjetori, përplasje të forta u shënuan mes demonstruesve pro demokracisë dhe mbështetësve të Pekinit. Disa persona përfunduan në pranga. Vizita e Xi ishte e para në qytet që prej marrjes së Presidencës kineze në vitin 2013.