Përdorimi i kondicionerëve, mjekët: Kujdes, mund t’ju bëjnë dëm në shëndet

01.07.2017 21:22

I nxehti erdhi dhe hgjithnjë e më shumë shtohet nevoja e freskimit të ambienteve të brendëshme....

I nxehti erdhi dhe hgjithnjë e më shumë shtohet nevoja e freskimit të ambienteve të brendëshme.

Një prej alternativave më të mira për tu freskuar , janë kondicionerët që jane prezente pothuajse  ne çdo shtepi  vetura por edhe ne ambientet e punes. Kondicioneri  freskon ambientin, than lagështirën, na ndihmon për të përballuar me te  nxehtin e verës por sa është i mirë, aq është edhe i dëmshëm, ndaj  mjekët rekomandojnë përdorimin me kujdes të kondicionerëve.

“Duhet të zhvillojmë ventilacion  dhe ventilacioni është shumë me rëndësi . në qofte se kemi ventilacion që shkon në mënyrë vertikale neve do tan a mëshon në kok , përderisa ne ikim nga temperaturat e larta ne perfitojme një sëmundje kokëdhimbje ekspitimin e  sinuseve , spandilozes . Në qofte se kemi ventilacionin anësh tek pacientët me problemet me veshket dhe aty lëvizja e rrugëve të ujit është më e shpeshtume dhe kjo e mundëson që pacienti te kete dhimbje në traktin urinor” – tha mjeku Muhamet Kamberi.

Nëse përdorni kondicionerë, kujdesuni që temperatura e dhomës apo makinës, të mos ketë ndryshim drastik nga temperatura e ambientit jashtë, pasi një ndryshim i madh i temperaturës mund të sjellë edhe gjendje të fikti tek shumë njerëz. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)