Sugarevski: Në autostradën Kërçovë-Ohër, shpenzime shtesë 120 milion euro

02.07.2017 15:22

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski prezantoi analizën fillestare....

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski prezantoi analizën fillestare për gjendjen e projektit për ndërtim të autostradës Kërçovë-Ohër, sipas të cilës, puna e papërgjegjshme ka shkaktuar shpenzime shtesë prej 120 milionë eurosh.

Gjatë vizitës tek pjesa e autostradës në ndërtim tek tuneli mbi Burim të Këçovës, Sugareski informoi se për shkak të planifikimit dhe realizimit të keq, një prej problemeve më të mëdha tek trasetë tokësore është paraqitja e shembjes dhe rrëshqitjes së dheut, gjegjësisht zhvendosje e pjesëve anësore të rrugës dhe ngarkimi  i aksit. Kjo dukuri, siç tha, është më drastike në aksin Kërçovë - Presekë, gjegjësisht nga kilometri i 12-të deri në të 18-tin.

Ministri i Transportit tha se mjetet fillimisht të projektuara prej 29.828.637 milionë euro për tunelin janë rritur më shumë se dyfish, në 88.930.000 euro sepse për shkak të mangësive në projekt nga aspekti i punëve të pamjaftueshme gjeoteknike dhe hulumtuese në fazën e realizimit është bërë ndërrim i shtresës mbrojtëse të tunelit në kategorinë më të rëndë. 

Por VMRO-DPMNE nuk ndanë qëndrimin me minsitrin, dhe vlerëson se LSDM dëshiron ta devalvoj proektin për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër.

Nëse ka lëshime nga proekti atëher Sugarevski duhet ta kërkojë përgjegjësinë te partia e tij qeveria e së cilës I ka përpiluar proektet dhe asnjëherë nuk i realizoi, pasi nuk kishte kapacitete të mjaftueshme dhe kopetencë për atë, theksojnë nga VMRO-DPMNE.