Reformat ekonomike nën hijen e reformave politike, Maqedonisë i nevojiten risit tekniko-teknologjike

02.07.2017 16:03

Kriza politike dhe gjetja e një zgjidhje për tejkalim të krizes politike...

Kriza politike dhe gjetja e një zgjidhje për tejkalim të krizes politike dhe trysnisë mes subjekteve politike ka vënë nën hije reformat ekonomike.

Premtimet e shumta të qeverisë për fillim të reformave në ekonomi duket se nuk do të fillojnë për të paktën edhe këtë vitë për shkak të zgjedhjeve të ardhëshmë lokale gjë që do të pamudësoj subjektet politike qeveritare të fokusohen në reformat ekonomike  thonë ekspertët.

Sipas profesorit universitar Sami Bislimi Maqedonisë për një stabilitet ekonomik në këtë periudh i duhet që të rrit kapacitetet e prodhimit dhe të ndihmoj biznesin të bëjnë eksport të produkteve vendore.

“Në rastin konkret  në Republikën e Maqedonisë jo vetëm që kemi trysni kriz politike por kemi ngecje të madhe edhe në ristruktuimin ekonomisë së vendit, procesi i reformimit apo ristruktuimit të ekonomisë është .. permanent . Vite me rradhë edhe pse flasim për reforma ekonomike në fakt ne nuk kemi bërë reformat e duhura ato strukturore të ekonomisë. Ekomia e Maqedonisë prodhon thuajse të njejtat produktet që ka prodhuar 30 vite më parë ndoshta është cunguar është zvogluar lloji i produkteve  të prodhuara. Eknomia e vendit ngec me aplikimin e risive  njohurive të reja dhe risive tekniko teknologjike gjë që pa aplikimin e tyre vështirë se bëhen reformat” – tha  profesori universitar, Sami Bislimi.

Sipas tij urgjente për ekonomin e vendit është dhe rritja e kapacitetit investues dhe aplikimi i risive tekniko-teknologjike.

“Pikë së pari duhet të rritet kapaciteti investiv ne ballafaqohemi me një fenomen të ashtuquajtur distancë kohore në aplikimin e risive teknikoteknologjike ne ende aplikojmë teknologji të vjetëruar  dhe kjo ndikim direkt në produktivitet. Ekonomia e vendit prodhon 4 her më pak për banor se ekonomia greke 4.2 her më pak se ekonomia sllovene, 2.7 her më pak se ekonomia kroate, 1.2 her më pak se skonomia bullgarisë” – tha profesori universitar, Sami Bislimi.

Në programin ekonomik për punën e Qeverisë në periudhë prej vitit 2017 deri në vitin 2020, qëllimi është që të arrihet rritje ekonomike prej 5%.

Si prioritet ceket zhvillimi i kompanive vendore në sektorin privat, para se gjithash, kompanitë e vogla dhe të mesme.