Qeveria e re në Maqedoni, Rashiti: Qeveria ka mbështetje, priten reformat
Forcat politike që dolën fituese në vendet e rajonit, Maqedoni, Shqipëri....

Forcat politike që dolën fituese në vendet e rajonit, Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë duhet të përkushtohen në zbatimin e reformave të premtuara nga se pritjet e faktorit të brendshëm dhe atij ndërkombëtarë janë të mëdha konsideron njohësi i zhvillimeve politike në rajon Naim Rashiti.
Sipas tij fokusi i ndërkombëtarëve viteve të fundit ishte i përqëndruar në Maqedoni për shkak të krizës disavjeçare. Ata do të mbështesin qeverinë e re por presin shumë për sa u përket reformave dhe procesit integrues të vendit.
“Disa nga çështjet që keq funksionuan në qeveritë e kaluara, rendi, ligji,liria e mediave në veçanti kontrolli i shtetit të administratës, projektet pa përkrahje popullore joprioritare për shqiptarët do të ndryshojë kështuqë do të ndryshojë edhe percepcioni i qytetarëve në raport me institucionet dhe qeverinë. Megjithatë duhet të shohim se si do të performojë kjo qeveri, nuk duhet të ketë shum entuziazëm ose shprehje agresiviteti të paraqitjes por duhet të shohim se çfarë reforma do të bëhen dhe si do të shkojnë mardhëniet midis këtyre dy partnerëve të ri në koalicionin qeverisës” – tha analisti politik, Naim Rashiti. (Naim Ramadani, TVM2)
