Zgjedhjet në Shqipëri, Rashiti: PS shtytëse e reformave, Zgjedhjet në Kosovë: Tendencë për ndryshime
Në Shqipëri PS-ja e Edi Ramës mbetet e vetmja forcë shtytëse....

Në Shqipëri PS-ja e Edi Ramës mbetet e vetmja forcë shtytëse e reformave e cila ka mbështetjen e perëndimit thotë Rashiti ndërsa në Kosovë në një shikim afatgjatë sipas tij shihet një tendencë ndryshimi të politikave.
“Në Shqipëri ishte një fitore e thellë jo e parë e z.Rama dhe shihet nga perëndimi si një shtyll shtytëse e reformave të brenshme sikurqë vshtë i vetmi i cili do të mund t’i shtyejë reformat përpara. Në Kosovë jemi ende në fazën kur pritet formimi i institucioneve. Kishim një qeveri shum të fuqishme për nga numrat por jo edhe aq efektive në performancat e tyre sidomos për nga obligimet e mëdha që kishin të bëjnë me proceset integruese . Në një shikim afatgjatë shohim një tendencë të ndryshimit të opinionit të qytetarëve, një kërkesë për ndryshimin e politikave ndaj qytetarëve” – tha analisti politik, Naim Rashiti.
Krahas fitores së thellë të PS-së në Shqipëri Rashiti veçon gadishmërinë e drejtuesit të saj për të bashkpunuar me opozitën pa pasur ndonjë presion të caktuar ndërsa për Kosovën thotë se mbetet akoma peng i disa proceseve ndërkombëtare e që sipas tij po e pengojnë konsolidimin e shtetit. (Naim Ramadani, TVM2)
