Këshilli penal, Mijallkov e Grujovski mbeten në liri, të hënën vendimi për Gruevskin e Jankullovskën
Nuk ka paraburgim për ish drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov dhe ish drejtorin....

Nuk ka paraburgim për ish drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov dhe ish drejtorin e drejtorisë së pestë Goran Grujovski, të akuzuar në rastin “Target” dhe “Fortesa”. Ndërsa vendimi gjyqësorë pë ish kryeminsitrin Nikolla Gruevski, ish ministren e Brendëshme Gordana Jankullovska dhe zyrtarë tjerë të qeverisë së kaluar dhe funksionarë aktual të VMRO-së pritet të hënën. Pas kërkesës së PSP-së Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkup 1, refuzoi kërkesën për paraburgim me arsyetimin se e njëjta është e pa bazë. Si masë e vetme kujdesi ndaj të akuzuarve ishrte marrja e pasaportave, me detyrim të paraqiten në gjykat për çdo javë.
"Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 - Shkup, pas shqyrtimit të propozimit, si dhe vlerësimit të fakteve dhe dëshmive të dorëzuara, mori vendim me të cilin propozimi për përcaktim të masës paraburgim kundër të akuzuarve S.M., G.G., N.N., T.J. dhe N.B., refuzohet si i pabazë. Me rastin e propozimit të detyrës zyrtare u përcaktohen masë kujdesi S.M., G.G. dhe N.N. kanë obligim që një herë në javë të paraqiten tek personi kompetent zyrtar në gjykatë, përkohësisht u merret dokumenti i udhëtimit dhe kanë ndalesë për nxjerrje të dokumentit të ri të udhëtimit", njofton Gjykata Themelore Shkup 1.
Edhe të akuzuari N.B., dhe T.J., gjithashtu, kanë për obligim çdo javë të paraqiten në gjykatë, edhe atyre u janë konfiskuar pasaportat,njoftojnë nga gjykata.
Kundër këtyre vendimeve PSP ka paralajmëruar ankesë deri te gjykata e apelit. Ankesa e PSP-së do të bëhet të hënën. Prokuroria Speciale të enjten njoftoi se ndaj 94 personave ka ngritur aktakuza për shpërdorim detyre, mashtrime zgjedhore, kurdisje tenderësh, keqpërdorime financiare, dhunë ndaj kundërshtarëve politikë, ndërhyrje në gjyqësor, presione ndaj medieve. Ata kërkojnë paraburgim për 18 persona dhe masë kujdesi për gjithësej 47 të tjerë të cilët akuzohen në bazë të audioincizimet të përgjuara. Por Gjykata i ka refuzuar të gjitha kërkesat për paraburgim. (Rexhep Qamili, TVM2)
