Londër, zjarri përfshinë një bllok apartamentesh
02.07.2017 19:31
Një zjarr masiv ka përfshirë një bllok apartamentesh luksoze...

Një zjarr masiv ka përfshirë një bllok apartamentesh luksoze në lindje të Londrës, sipas të gjitha gjasave të shkaktuar nga panelet diellore.
Çatia e kompleksit “Boë Ëharf” është përfshirë nga flakët duke shkaktuar kaos ndërmjet zonave “Bethnal Green” dhe “Mile End”.
Turmat e njerëzve të shokuar janë bërë sëbashku për të parë rreth 80 punonjës të zjarrfikëses që luftojnë me flakët që përfshinë ndërtesën me 5 kate, ndërkohë që shtëllunga të mëdha tymi kanë mbushur ajrin.
Rezidenca luksoze, që është ende në ndërtim e sipër, ka 5 shtëpi dhe 19 apartamente, të cilat janë të gjitha në shitje me çmimin 1 milion paund.Nuk Njoftohet për viktima nga zjarri.
