Shpërthim në Damask, 19 të vrarë dhjetra të lënduar
02.07.2017 19:50
19 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur...

19 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmi me makina bombe ne pjesën lindore të kryeqytetit sirian Damask.
Sipas Televizionit shtetëror sirian, forcat e sigurisë arritën te ndalonin tre kamikazë me makina-bomba mëngjesin e te dielës.
Ata po përpiqeshin te kryenin sulmin qe u parandalua. Por dy prej tyre hodhën veten ne ere në hyrje të qytetit me makinat e mbushura me eksploziv.
Sulmet kamikaze ne Damask kane qene te rralla. Kryeqyteti sirian kontrollohet nga forcat qeveritare te presidentit Bashar Al Asad.
