Maqedoni
Mot i ndryshueshëm me reshje të përkohshme dhe temperatura më të ulëta për 10 gradë
03.07.2017 09:04
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me reshje lokale të shiut, të cilat pasdite do të ndalen...

Do të fryjë erë e përforcuar veriore, ndërsa temperatura do të ulet për rreth 10 gradë.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 13 deri në 20, ndërsa ajo e ditës nga 19 deri në 29 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 6.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira, me reshje lokale të shiut. Temperatura e mëngjesit do të arrijë 18, ndërsa e ditës deri në 25 gradë Celsius.
Të martën do të fryjë erë përkohësisht e përforcuar veriore, ndërsa do të fillojë periudhë e motit stabil me rritje graduale të temperaturave.
