Botë
Francë, 8 të plagosur nga të shtënat pranë një xhamie
03.07.2017 10:28
Tetë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Francën jugore...

Mes të plagosurve ishte edhe një familje e përbërë nga katër anëtarë. Autoritetet thonë se besimtarët po dilnin nga xhamia Arrahma në Avignon kur dy persona të maskuar u afruan dhe hapën zjarr.
Sipas autoriteteve, autorët e dyshuar të cilët ishin të armatosur me pistoletë dhe armë gjahu kishin mbërritur me një makinë Renault Clio. Ngjarja nuk po trajtohej si një incident terrorist dhe dyshohet se ishte pasojë e grindjeve mes të rinjve dhe se objektiv nuk kishin qenë besimtarët që dilnin nga xhamia.
Mes të lënduarve është edhe një vajzë 7-vjeçare, që u plagos në shtëpinë e saj, rreth 50 metra larg vendit të ngjarjes. Franca mbetet në masa të rrepta sigurie pas sulmit vdekjeprurës ndaj policisë së Parisit në muajin prill dhe një serie incidentesh terroriste në vitet e fundit.
