Botë

Aksident i rëndë në Gjermani, 17 të vdekur dhe 31 të lënduar

03.07.2017 11:32

17 pasagjerë të zhdukur dhe 31 të lënduar rëndë, është bilanci i aksidentit të rëndë në Gjermani...

17 pasagjerë të zhdukur dhe 31 të lënduar rëndë, është bilanci i aksidentit të rëndë në Gjermani, që ndodhi teksa një autobus me turistë u përfshi nga flakët në autostradën A9, pasi u përplas me një kamion në veri të Bavarisë.
 
Helikopterët e shpëtimi iu bashkëngjitën punonjësve të emergjencës të pranishëm në vendngjarje. Autobusi që po transportonte 46 pasagjerë dhe dy shoferët u përfshi nga flakët pasi u përplas me një makinë tjetër në trafikun e rënduar në autostradën A9, pranë qytetit Muenchberg, bëri të ditur policia në një deklaratë të publikuar sot paradite.
 
Policia ka bllokuar autostradën teksa përpjekjet e shpëtimit vijojnë, ndërkohë që raportohet se pranë vendit ku ndodhi përplasja ka godina mjekësore që mund të ndihmojnë situatën.