Maqedoni
Metju Nimic në Shkup, takime për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë
03.07.2017 10:21
Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në bisedimet midis Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic...

Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në bisedimet midis Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic vazhdoi axhnden e tij te punes, mebtakimin e realizuar me kryeministrin e vendit Zoran Zaev.
Qellimi I vizites se tij ne Shkup dhe realizimi i takimeve me kreun shteteror te vendit ka per qellim qe sa me shpejt te jete e mundur te zgjidhet perfundimisht kontesti shum vjecar I emrit me palen greke.
Ambasadori Nimic takon sot dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov. Tani për tani nuk ka paralajmëruar takime të tjera zyrtare. Dje pasdite Nimic kishte biseda me presidentin Gjorge Ivanov, ku është shqyrtuar gjendja aktuale në bisedimet për tejkalim të kësaj çështjeje.
Presidenti i Maqedonisë ka porositur se Maqedonia edhe më tej do të marrë pjesë në procesin që po zhvillohet nën patronazhin e KB-së dhe ka theksuar se nevojitet të krijohet ambient pozitiv me qëllim të mirëkuptimit dhe respektimit më të mirë.
Në procesin i cili zhvillohet në kuadër të KB-së, sipas Ivanovit, është i domosdoshëm respektim rigoroz deri te korniza në të cilën zhvillohen bisedimet - rezolutat të Këshillit të Sigurimit, Marrëveshja e përkohshme dhe aktgjykimi nga Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Nimic, në Shkup erdhi me ftesë të Qeverisë së Maqedonisë me qëllim që të diskutohet për mënyrat për arritje të progresit në bisedimet me ndërmjetësim të KB-së për gjetje të zgjidhje të pranueshme të përbashkët për çështjen për emrit.
Në kumtesë shtohet se me ftesë të Qeverisë së Republikës së Greqisë, është paraparë që Nimic të udhëtojë për në Athinë. Nimic për herë të fundit i vizitoi të dy vendet në fund të korrikut të vitit 2014.
