SHBA

12 vjeçaret vrasin shoqen, imitonin skenat në internet

04.06.2014 16:58

Dy 12 vjeçare nga Viskonsi në SHBA janë dënuar si të rritura për tentim për vrasje, pasi dërguan një shoqe të tyre të klasës në pyllin në periferi të qytetit dhe e therën me 19 goditje thike……..

Dy 12 vjeçare nga Viskonsi në SHBA janë dënuar si të rritura për tentim për vrasje, pasi dërguan një shoqe të tyre të klasës në pyllin në periferi të qytetit dhe e therën me 19 goditje thike.

Sipas dëshmive të tyre, njëra nga vajzat ishte e fascinuar nga skenat horror në një ueb-faqe dhe ia mbushi mendjen shoqes së saj të provojnë se ç’farë ndjejnë kur vrasin një njeri.

Pas një feste në shtëpinë e viktimës, të tre vajzat kanë dalë të shëtisin në pyllin aty pranë, ku viktima papritmas u sulmua 19 herë me thikë nga shoqet e klasës.

“Një nga të dyshuarat e mbante viktimën derisa shoqja tjetër e goditi atë 19 herë. Të dy vajzat e dyshuara ishin të fascinuara nga një karakter fiktiv në internet që vazhdimisht postonte në ueb-faqen e tij histori të shkurtra vrasjeje dhe horror. Hetimet treguan se vrasja ishte planifikuar muaj më parë”, deklaroi shefi i policisë “Uaukesha”, Rusel Jack.

Viktima është goditur në gjoks, këmbë dhe duar dhe shumica e organeve u është dëmtuar rëndë. Për fat të mirë nuk ka vdekur, por arriti të dalë në një rrugë ku u pa nga një biçiklist që shëtiste aty pranë, i cili e dërgoi menjëherë në spital.

Dy vajzat janë akuzuar për tentim vrasjeje të shkallës së parë. Thika është gjetur në çantën e njërës prej vajzave, të cilat tashmë janë në paraburgim. (Merita Gashi, TVM2)