Tërmet 5.2 ballë në Ohër, ndjehet edhe në Shkup dhe Korçë
Një tjetër tërmet, këtë herë me intensitet më të lartë prej 5.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur rajonin e Ohrit...

Një tjetër tërmet, këtë herë me intensitet më të lartë prej 5.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur rajonin e Ohrit.
Në Qendrën për Menaxhim me Kriza deri tani kanë raportuar 20 persona për dëme nga tërmeti në Ohër. Kryesisht bëhet fjalë për mure të plasura, rënie të bojlerëve nga banjat. Gjithashtu kanë raportuar për oxhaqe të dëmtuara dhe makina të dëmtuara. Disa qytetarë kanë raportuar për dëme në supermarkete ku nga tërmeti kanë pasur dëme në artikujt ushqimorë.
Tërmeti u ndje edhe në Shkup dhe zonat përreth, madje edhe në Shqipëri, më fortë në Korçë, por dridhje të lehta ka pasur edhe në Tiranë. Epiqendra e tërmetit që ra rreth orës 13:00, u regjistrua në afërsi të fshatit Kosel, me një thellësi prej 2 km.
Në rajonin e Ohrit, në dy javët e fundit janë regjistruar më shumë se 800 tërmete.
