Maqedoni

Shkarkimi i Zvrlevskit, Kuvendi shtyn seancën për më 5 korrik

03.07.2017 14:36

Kuvendi e ka shtyrë për të mërkurën seancën për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik, Marko Zvërlevskit...

Propozimi i Qeverisë ka arritur që para dy javësh në Kuvend. Në arsyetimin e kërkesës për shkarkimin e Zvërlevskit potencohet se ai e ka kryer funksionin e tij në mënyrë joligjore, joprofesionale dhe jashtë afateve ligjore.
 
“Me sjelljen dhe veprimin e tij, Zvërlevski ka treguar që nuk është i aftë për kryerjen e funksionit dhe kërkohet shkarkimi i tij për shkak të mosdorëzimit të kërkesës për ngritjen e procedurave penale të rasteve të parashikuara me ligj për prishjen e pamjes së funksionit”,- thuhet në propozim.
 
Më parë, për shkarkimin e Zvërlevskit dritë jeshile dha edhe Këshilli i Prokurorëve Publikë.