Maqedoni

Autostrada Kërçovë – Ohër, LSDM: 120 mln euro ngarkesë për qytetarët

03.07.2017 15:20

LSDM-ja e ka akuzuar sërish sot VMRO-në se ka lënë pas vetes një infrastrukturë të dobët...

Ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër është shembulli i fundit nga ku qytetarët e Maqedonisë mund të vërtetohen për katastrofat që ka sjellë VMRO-DPMNE, akuzojnë nga LSDM-ja, e cila pyet publikisht se kush do të mbajë përgjegjësi për zgjatjen e këtij projekti dhe kostot shtesë të tij që duhet të paguhen drejtpërdrejt nga xhepat e qytetarëve.
 
“120 milionë euro është çmimi që qytetarët do të paguajnë për shkak se projekti nuk ka qenë i kompletuar, pa asnjë hulumtim gjeoteknik dhe gjeomekanik, pa hulumtim të duhur, që sjell kosto shtesë, e cila nga 29 milion do të arrijë deri në 89 milion euro. Probleme të mëdha të autostradës gjenden nga distanca 12 kilometra deri në 18 kilometra nga Kërçova, ku janë paraqitur probleme të llojeve të ndryshme. Sikur të mos jetë e mjaftueshme kjo, anëtarë të VMRO-DPMNE-së kanë marrë dhe provizione që t’i dëmtojnë akoma më shumë qytetarët. Për këto autostrada PPS-ja po ngritur akuza për arsye se çmimet nga kontraktuesit deri tek nënkontraktuesit  sjellin më së paku 55 milion euro. Kujt do t’i takojë përgjegjësia për moskryerjen në kohë të autostradës Kërçovë-Ohër dhe kamatat eventuale që do të duhet të paguajnë qytetarët për vonesën e një projekti, fajtor i drejtpërdrejtë i të cilit është shteti që ka lejuar të punohet në një projekt jo të domosdoshëm? A mendojnë propagandistët e VMRO-së se qytetarët  do të fajësojnë LSDM-në për projektin e autostradës?”,- deklaroi nënkryetari i LSDM-së, Bllagoj Boçvarski.