Maqedoni

Prodhuesit bujqësorë në Maqedoni, investime në teknologjinë moderne

03.07.2017 15:39

Prodhuesit e ushqimit organik duhet të rrisin konkurrencën, fillimisht me investim në teknologji...

Prodhuesit e ushqimit organik duhet të rrisin konkurrencën, fillimisht me investim në teknologji, sepse shtetet në rajon punojnë intensivisht dhe janë shumë para Maqedonisë, u tha në tryezën e rrumbullakët "Prirjet zhvillimore në sektorin e bujqësisë në rajonin e CEFTA-s – Bazë për konkurrencë më të madhe në tregun e BE-së”.
 
“Është e domosdoshme edukimi i bujqve përmes programeve arsimore dhe trajnimet për prodhim më të madh dhe konkurrencë më të madhe në tregjet në rajon dhe në BE”,- u shpreh dekani i Fakultetit për Shkencë Bujqësore dhe Ushqim, Vjekosllav Tanasakoviq.
 
“Nëse nuk ndërmerren masa konkrete në sektorin e bujqësisë, posaçërisht në ushqimin organik, prodhuesit nuk do të mund ta mbajnë këtë nivel që e kanë. Vendet në rajon punojnë intensivisht në zhvillimin e bujqësisë dhe në prodhimin e ushqimit organik ata janë shumë larg nga ne”,- tha Vasko Ristovski nga Oda Ekonomike.
 
Ndërsa ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski, paralajmëroi  mbështetje për bujqësinë prej 160 milion eurove në veçanti për prodhuesit  e ushqimit organik. 
 
“Maqedonia ka kushte dhe mund të ofrojë produkte me vlerë të shtuar dhe cilësi. Me fokus të madh në prodhimet organike do të tejkalohen problemet vijuese në prodhim, blerje dhe çmime”,- theksoi ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski.
 
Tregtia në rajonin e CEFTA-s bazohet para së gjithash në shkëmbimin e prodhimeve bujqësore që përfaqësohen me më shumë se 40% në shkëmbimin e përgjithshëm. Aktiviteti u organizua nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.
 
REJHANE BUSHI-METAJ