Ndryshimi i temperaturave, këtë javë më freskët, mjekët me apel për kujdes
Ndryshimi rapid i temperaturave dhe luhatjet e tyre brenda dy ditëve....

Ndryshimi rapid i temperaturave dhe luhatjet e tyre brenda dy ditëve prej 12 deri 20 gardë celsius mund të ndikojnë negativisht për shëndetin e njeriut, sidomos te të sëmurit kronikë dhe më të moshuarit, theksojnë mjekët.
“Këto ditë kishim ndryshim të kohës, kishim temperatura të larta të cilat arrinin deri 40 gradë celsius dhe kjo bëri që të rritet numri i thirrjeve në ndihmën e shpejtë. Më 31 qershor, brenda 24 orëve pranuam rreth 100 thirrje për ndihmë mjekësore, një e treta e tyre ishin intervenime urgjente. Ndryshimi i temperaturave si këto dy ditët e fundit normal më shumë ndikon te të sëmurit kronikë dhe te më të moshuarit, por nëse ata i zbatojnë rekomandimet e mjekëve që të marrin terapinë e rregullt, do të kalojnë më lehtë”,- deklaroi mjeku në ndihmën e shpejtë, Jordanov Angelqe.
Vetëm para dy ditëve kishim temperatura tropikale deri më 42 gradë celsius, që çuan në rritjen e numrit të intervenimit të urgjencës, ndërsa aktualisht vendin e ka kapluar një valë më e freskët dhe temperatura më të ulëta, që pritet të jetë e tillë deri në fund të javës.
“Po pra, ashtu siç paralajmëruam, sot po i ndjejmë ndryshimet e temperaturave, të cilat në mbarë vendin janë për 10 gradë më të ulëta se para dy ditëve kur ato mbërrinin në 42 gradë celsius. Në pjesën juglindore tani më kemi temperatura maksimale prej 20 deri 25 gradë celsius, ndërsa në Gjevgjeli nuk presim se do të tejkalojë temperatura më shumë se 28 gradë celsius. Sot do të kemi mot me temperaturë më të ulët e me erë të fortë veriore, e cila mund të arrijë shpejtësinë deri në 80 klm në orë. Presim reshje lokale të shiut dhe vranësira, ndërsa gjatë ditëve në vijim presim që temperaturat ditore të rriten gradualisht dhe deri në fund të javës të kemi temperaturë prej 26 deri 38 gradë celsius”,- tha sinoptikanja, Kostadinka Arsovska.
Këtë ulje të temperaturave e mirëpritën edhe qytetarët, sipas të cilëve edhe pse ndryshimi i temperaturave ndikon në shëndetin e tyre, sidomos te ata me sëmundje kronike, megjithatë ata këto ditë më lehtë po marrin frymë.
“Po, po ndikon, unë jam me diabet, në këto temperatura ndihem i lodhur dhe i përgjumur”,- u shpreh një qytetar.
“Secili ka problem në këtë kohë, secili, rëndë është, po çfarë të bëjmë, disi jam mësuar me këtë kohë",- tha një qytetar.
“Po kalojmë disi, ja gjallë jemi”,- theksoi një qytetar.
“Jo, jo, s’kam problem, gjithçka është ok”,- tha një qytetar.
Nga Enti Meteorologjik informojnë se nga java e ardhshme sërish pritet të kemi ulje të temperaturave. (Sevdije Metaj-Ziberi, TVM2)
