Qendra klinike, Taravari: Ndërtohet vetëm një klinikë interne

03.07.2017 17:36

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar ndaj deklarimeve të VMRO-së....

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar ndaj deklarimeve të VMRO-së për ndërtimin e qendrës së re klinike në Shkup duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për qendër klinike, por vetëm një ndërtesë për klinika interne dhe kjo është vetëm një zgjidhje parciale.

Sipas planit dhe projektit të tyre, është parashikuar që të ndërtohet vetëm një ndërtesë në të cilën do të vendosen degët  interne, përderisa në objektet e vjetra do të mbetet kirurgjia, onkologjia, gjinekologjia, kardiologjia dhe kardiohirurgjia, infektivja dhe pediatria.

Maqedonisë i duhet një qendër klinike krejtësisht e re, duke pasur parasysh që vendi dhe vendpozita e tanishme nuk janë adekuate.

“Duam të ndërtojmë qendër klinike sipas standardeve botërore, ku do të ketë më shumë hyrje, parking, klinika të ndërlidhura mes tyre, siç rekomandojnë ekspertët dhe inxhinierët e  specializuar për këtë fushë”,- thuhet në reagimin e ministrit Taravari.