PPS do të parashtrojë ankesë për vendimin e gjykatës

03.07.2017 18:38

Gjykata Penale ende nuk ka miratuar vendim për paraburgim në rastin “Titanik”....

Gjykata Penale ende nuk ka miratuar vendim për paraburgim në rastin “Titanik” ku i akuzuari i parë është ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, e më pas Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Martin Protugjer dhe Kirill Bozhinovski.

Edhe pse afati ligjor për sjelljen e vendimit ka skaduar, nga gjykata informojnë se në momentin që do të shkruhen vendimet nga ana e gjykatësve, të njëjtat do t’i publikojnë në ueb faqen e Gjykatës Shkupi 1. Prokurorja publike speciale, Lençe Ristoska, tha se do të dorëzojnë ankesa kundër vendimeve të Gjykatës Penale në lidhje me refuzimin e kërkesave të tyre për paraburgim.

“Të drejtat tona që i kemi në procedurë, janë të drejta për të investuar në ilaçe juridike dhe gjatë kësaj jave varet si do rrjedh e drejta e apelit, do të parashtrohen edhe apelime kundër vendimeve dhe do ju njoftojmë menjëherë”,- deklaroi prokurorja, Lençe Ristoska.

TALAT XHAFERI: HEQJEN E IMUNITETIT MUND TA KËRKOJË VETËM INSTITUCIONI KOMPETENT

Nga Kuvendi konfirmuan se lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, më 30 qershor ka kërkuar që t’i hiqet imuniteti. Ndërsa kryetari i kuvendit republikan, parlamentari Talat Xhaferi, sqaron mënyrën e heqjes së imunitetit.

Të sqaroj, një deputet nuk mund të kërkojë t’i hiqet imuniteti, sepse imunitetin e ka fituar në momentin e verifikimit të mandatit. Heqjen e imunitetit mund ta kërkojnë vetëm institucionet kompetente, prokuroria ose gjykata, por jo vetë deputeti”,- u shpreh kryetari i kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi.

RASTI “FORTESA2” ANULOHET PËR MË 26 SHTATOR

Edhe seanca gjyqësore për rastin “Fortesa2”, me kërkesë të palës mbrojtëse, u anulua për më 26 shtator. Edhe pse në seancë ishin të pranishëm të gjithë të akuzuarit dhe dëshmitarët, avokati, Lupço Shvrgovski, tha se arsyeja e kërkesës për anulim të seancës është se kanë nevojë për më shumë kohë që të përgatiten pasi që sapo e kanë marrë lëndën në duar. Në këtë rast i dyshuari i parë është ish-shefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujosi, dhe ai akuzohet nga PPS për shkatërrimin e dokumenteve nga përgjimet e paligjshme. 

“Seanca u anulua me kërkesën time dhe të kolegut tim, Mile Petreski, sepse tash shpejt jemi të angazhuar si mbrojtës në këtë lëndë dhe na duhet më shumë kohë për përgatitjen e mbrojtjes”,- tha avokati, Lupço Shvrgovski.

Ljupço Shvrgovski është avokat edhe i ish-drejtorit për siguri dhe kundërzbulim, dhe së pari me ankesë do të kërkojë të marrë pasaportën nga Gjykata Themelore    Shkupi 1. (Sanije Duraku, TVM2)