“Titanik”, nuk ka paraburgim për Gruevskin dhe bashkëpunëtorët e tij

03.07.2017 21:15

Pas shqyrtimit të propozimeve dhe vlerësimit të fakteve dhe dëshmive....

Pas shqyrtimit të propozimeve dhe vlerësimit të fakteve dhe dëshmive, Këshilli gjyqësor në kuadër të Gjykatës Themelore Shkup 1 – Shkup solli vendime me të cilat propozimi për përcaktimin e masës së arrestit kundër Nikolla Gruevskit, Martin Protugerit, Kiril Bozhinovskit, Mile Janakievskit dhe Gordana Jankullovskës, refuzohet si i pabazë.

Me obligim zyrtar u përcaktohen masa kujdesi edhe atë obligim që të akuzuarit të paraqiten tek personi kompetent zyrtar në gjykatë një herë në javë, marrjen e përkohshme të dokumenteve të udhëtimit dhe ndalesë për lëshimin dhe marrjen e dokumenteve diplomatike.

Për 16 të akuzuarit tjerë në “Titanik”, Gjykata pranoi propozimin e Speciales dhe shqiptoi masa kujdesi. Pa pasaportë diplomatike mbetën edhe ish zv- ministrja e drejtësisë, Biljana Brishkoska- Boshkovska si dhe deputeti Ilija Dimovski. Specialja paralajmëroi se do të ankohet pasi nuk ka paraburgim për të akuzuarit.

Edhe séanca gjyqësore për rastin ‘Fortesa2” me kërkes të palës mbrojtëse u anulua për më 26 shtator.  Edhe pse në seancë ishin të pranishëm të gjithë të akuzuarit dhe dëshmitarët, Avokati Lupço Shvrgovski tha se arsyja e kërkesës për anulim të senacës është se kanë nevoj për më shumë kohë që të pëgaditen pasi që sapo e ka marrë lëndën në duar. Në këtë rastë i dyshuari i parë është ish shefi i drejtorisw së pestë, Goran Grujoski i akuzar nga PSP për shkatërrimin e dokumentave nga përgjimet e paligjshme. 

“Seanca u anulua me kërkes timen dhe të kolegut tim, Mile Petreski, sepse tash shpejt jemi të angazhuar si mbrojtës në këtë lënd dhe na duhet më shumë kohë për përgaditjen e mbrojtjes” – tha avokati, Lupço Shvrgovski.

Ljupço Shvërgovski është mbrojtës edhe i ish drejtorit për Siguri dhe kundërzbulim Sasho Mijallkov dhe sqaroi se do të ankohet për marrjen e pasaportës  nga Gjykata Themelore Shkupi 1. (Adnan Hajdari, TVM2)