Botë

Austria paralajmëron BE-në: Do vendosim ushtrinë në kufi me Italinë

04.07.2017 09:31

Pas kërcënimit të Italisë me mbylljen e porteve për të mos lejuar zbarkimin e emigrantëve që vinin kryesisht nga Libia...

Pas kërcënimit të Italisë me mbylljen e porteve  për të  mos lejuar zbarkimin e emigrantëve që vinin kryesisht nga Libia, Austria paralajmëron se nëse nuk ulet numri i refugjateve qe vijnë nga lindja, do te vendosin forcat e ushtrisë ne kufi.
 
Ministri austriak i mbrojtjes thotë se vendosja e 750 trupave ushtarake ne Brenero është një mase e domosdoshme.Me herët Franca dhe Spanja  janë shprehur gjithashtu kundër lejimit të zbarkimit të emigrantëve në portet e tyre.
 
Qeveria italiane kërkoi reagimin e shteteve të tjera të Bashkimit Evropian pas mbërritjes së 12 mijë emigrantëve në vetëm pak ditë. Që nga viti 2014 numërohen mbi 500 mije emigrantë të cilët kanë hyrë në portet italiane.