Tetovë, konferencë për mbrojtjen e ambientit jetësor
Komuna e Tetovës për momentin është një ndër Komunat më aktive në Maqedoni, që punon për mbrojtjen e ambientit…

Komuna e Tetovës për momentin është një ndër Komunat më aktive në Maqedoni, që punon për mbrojtjen e ambientit.
Ky është vlerësimi i Ministrit të Ambientit Jetësor, Abdilaqim Ademi, dhënë në konferencën kushtuar mbrojtjes së mjedisit jetësor që u mbajt në ditën ndërkombëtare të mbrojtjes së mjedisit jetësor.
“Më vjen mirë që Komuna e Tetovës është ndër komunat më aktive në Republikë e Maqedonisë, që punon rreth ambientit jetësor, pra veçanërisht rreth ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për ambientin jetësor. Dhe ky është njëri nga qëllimet edhe të Ministrisë së Ambientit Jetësor, por edhe i Pushtetit Lokal dhe shpresoj që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, - deklaroi ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi.
Nga Komuna e Tetovës premtojnë se do të punojnë më shumë në këtë drejtim dhe deri tani janë ndarë mjete nga buxheti komunal për funksionimin normal të ndërmarrjes publike “Tetova”.
“Mendoj se është për ne një konferencë e rëndësishme, e cila në një mënyrë duhet të shkojë së bashku me aktivitetet tjera, të cilat janë shumë intensive për sa i përket mbrojtjes së ambientit”, theksoi kryetari i Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
“Komuna e Tetovës ka ndarë mjete për ndërmarrjen në vlerë prej 7.5 milion, do me thënë ka qenë një rrugë e përbashkët dhe pa ndihmën e Komunës do ishte e vështirë të jemi në këtë fazë, ne në këtë fazë ku jemi, kaluam problemin me rrogat, problemin e makinerisë dhe jemi këtu për të bërë një konferencë dhe shumë gjëra të tjera, që janë në interes të përgjithshëm”, potencoi drejtori i ndërmarrjes publike “TETOVA”, Xhelal Ceka.
Komuna e Tetovës duhet të formojë një grup të punuesve të përbërë nga përfaqësues të saj, përfshirë sektorin joqeveritar, organizatat ekologjike, me qëllim të përgatitjes së një strategjie të veprimit që me projekte të përbashkëta të konkurrojë në thirrje për fonde ndërkombëtare. (Miftar Emini, TVM2)
