Maqedoni

Zgjedhja e kryetarit në Gjykatën Penale, Këshilli anulon konkursin, paralajmëron të ri

04.07.2017 13:46

Këshilli Gjyqësor anuloi votimin e kaluar për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Penale dhe vendosi shpalljen e zgjedhjeve të reja për këtë post...

Kjo do të thotë edhe shfuqizim të konkursit për zgjedhje të kryetarit të Gjykatës Penale, ku në garë janë ish-kryetari, Vlladimir Pançevski, dhe gjykatësi, Ivan Xholev.
 
Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhoski, tha se të gjitha konkurset e shpallura para janarit të këtij viti nuk janë në fuqi për shkak të vjetërsimit të tyre dhe për shkak të vlerësimit të rregullt të gjykatësve për vitin 2015 dhe 2016. Ky proces pritet të përfundojë gjatë javës së ardhshme, e më pas të shpallet konkurs i ri.
 
Për momentin Gjykata Penale drejtohet nga ushtruesi i detyrës, Stojance Ribarev, i cili është përgjegjës për orarin e ri të gjykatësve, duke ndarë lëndët sipas ligjit të vjetër për procedurë gjyqësore, gjë që u pamundësoi gjykatësve të caktuar të vendosin për lëndët e Prokurorisë Speciale.
 
Gjykatësit dyshojnë se ndarja e re e lëndëve është bërë qëllimisht. Ribarev pohoi ndarjen e re të lëndëve por ka mohuar se orari i ri ka ndonjë lidhje me lëndët e PPS-së. 
 
BELINDA KOKA-ADEMI