Maqedoni

Ballkani perëndimor, Hoyt Yee: Jo ndryshime kufijsh, por politika ekonomike

04.07.2017 15:04

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë ndryshimin e kufijve në Ballkan...

Në një intervistë dhënë për gazetën greke “Kathimerini”, zëvendës-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, i pyetur për “Shqipërinë e Madhe”, tha se është kundër deklaratave dhe retorikave me sfond nacionalist. Zyrtari i lartë amerikan këmbëngul se kufijtë e vendeve të Ballkanit janë të përcaktuara qartë, të njohura ndërkombëtarisht dhe nuk janë çështje të mosmarrëveshjeve serioze.
 
“Ndryshimi i kufijve në Ballkan nuk do të shërbente në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. E kundërta, siç e dimë nga përvoja, përpjekjet për të ndryshuar zonën e kufirit mund të jetë shumë destabilizues. Liderët e këtyre vendeve duhet të lënë mënjanë këto retorika dhe të përqendrohen në reforma politike dhe ekonomike, të cilat janë të domosdoshme për rrugën e anëtarësimit në unitetet euroatlantike. Nuk njoh asnjë përpjekje serioze për ndryshim kufijsh në rajon”,- tha zëvendës-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee.
 
I pyetur mbi faktin se në Shqipëri dhe Maqedoni mendohet se ka rënë interesi i ShBA-së pas ndryshimeve në Shtëpinë e Bardhe, Ji theksoi se politikat amerikane nuk ndryshojë për këtë rajon.
 
“Prezenca amerikane dhe interesi për Ballkanin perëndimor mbetet i madh. Politika jonë nuk ka ndryshuar. Vendet e BE, të cilat do të kenë stabilitet, do të jenë pjesë e Europës, do të luftojnë terrorizmin dhe në interesa të tjera të përbashkëta do të ndihmojnë për ta bërë Amerikën më të sigurt, do të ndikojnë në ekonominë amerikane dhe do të sjellin paqen në rajon”,- tha Hoyt Yee.
 
Referuar problematikave të muajve të fundit dhe kapërcimit të tyre, në Mal të Zi, Maqedoni dhe Shqipëri, Hoyt Yee tha se këto hapa progresi treguan se me shumë punë vendet e Ballkanit mund t’i arrijnë qëllimet e tyre, kur ka vullnet politik.
 
GAZMEND REXHEPI