Nikollovski: DSK-ja, e departizuar dhe profesionale
Drejtori i ri i DSK-së, Goran Nikollovski, përmes një letre të hapur premton ndryshimin e perceptimit të opinionit publik për Drejtorinë për Zbulim dhe Kundërzbulim...

“Rastet e joprofesionalizmit dhe keqpërdorimit i takojnë së kaluarës. Kemi përpara shumë sfida e reforma, për të cilat nevojitet përkushtim serioz dhe profesionalizëm i lartë, sepse nuk kemi hapësirë për kompromise”, thotë Nikollvski duke shtuar se suksesi i përbashkët do të jetë krijimi i Shërbimit të departizuar, modern, të pavarur, profesional, të pajisur mirë, të trajnuar dhe efikas, në përputhje me standardet evropiane dhe nën kontrollin demokratik.
Pritet që ka fundi i muajit korrik, Komisioni për mbikëqyrjen e punës së DSK-së dhe Agjencisë së Kundërzbulimit të shqyrtojë raportin vjetor të DSK-së, ndërkohë që sot ky komision miratoi unanimisht Propozim-rregulloren për punë.
