200 qytetarë i paraqesin dëmet, QMK kërkon kontroll të cilësisë së ujit në Ohër

04.07.2017 17:41

Rreth 200 qytetarë kanë paraqitur dëme të shkaktuara nga tërmetet....

Rreth 200 qytetarë kanë paraqitur dëme të shkaktuara nga tërmetet e vazhdueshme që goditën rajonin e Ohrit dhe Prespës, ku më i fuqishmi ishte ai i ditës së djeshme, me fuqi prej 5.1 shkallë sipas Rihterit.

Dëmet më të shpeshta janë ato për oxhaqe të rrëzuara, plasaritje të mureve, zhvendosje të avllive, si dhe dëme tjera sipërfaqësore të shkaktuara nga mjete të rrënuara.

Qendra për menaxhim me kriza mbajti një seancë të jashtëzakonshme të Shtabit rajonal në Ohër, ku u vendos që të vizitohen lokacionet ku qytetarët janë zhvendosur me vetiniciativë dhe të analizohet cilësia e ujit në epiqendrat.

Për çfarëdo informacioni, qytetarëve u kërkohet t’i drejtohen linjës telefonike 195 të QMK-së dhe 192 të policisë.