MAQEDONI

Xhaferi: Të gatshëm për misione të tjera paqësore

04.06.2014 18:21

Në Bruksel është mbajtur takimi i fundit i shteteve anëtare të NATO-s para samitit të shtatorit, ku mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Telat Xhaferi..

Në Bruksel është mbajtur takimi i fundit i shteteve anëtare të NATO-s para samitit të shtatorit, ku mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Telat Xhaferi.

Në këtë takim, përveç shteteve anëtare të NATO-s, morën pjesë edhe shtetet kontribuuese në misione paqësore nëpër botë, siç është rasti me Maqedoninë. E rëndësishme është së janë siguruar të gjitha kushtet që të vazhdohet me misionin paqësor edhe pas vitit 2014, thotë ministri Xhaferi.

“Ne e kishim mundësinë të dëgjojmë raportin e komandantit, përfaqësuesin e ISAFI-t në Afganistan dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Afganistanit për gjendjen dhe ecuritë atje, ku u përcaktua një situatë pozitive që nënkupton se janë arritur të gjitha parakushtet që SHBA, Afganistani dhe NATO-ja të nënshkruajnë marrëveshje për vazhdimin e misionit paqeruajtës edhe pas vitit 2014, për këtë garanci më të mira janë raundi i parë i zgjedhjeve atje ku u vlerësuan si pozitive”, - deklaroi ministri i Mbrojtjes, Talat Xhaferi.

Maqedonia edhe pse nuk është anëtare e aleancës veri-atlantike, është e pranishme në shumë misione paqeruajtëse dhe është në gatishmëri të plotë edhe në të ardhmen, që të kontribuojë për paqen në botë, thotë Xhaferi. (Memedali Jusufi, TVM2)