Maqedoni

Mot me diell me erë të lehtë veriore

05.07.2017 09:03

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me erë të dobët deri mesatare veriore përgjatë Luginës së Vardarit....

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej tetë deri në 18 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri në 33 gradë Celsius.
 
UV indeksi do të arrijë 9.
 
Në Shkup, moti i ngjashëm, me diell dhe me erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 31 gradë Celsius.
 
Pason mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura e ditës do të jetë në rritje graduale./Mia