Botë

Koreja sërish teston raketë balistike

05.07.2017 09:29

ShBA ka konfirmuar se Koreja e Veriut ka testuar një raketë me rreze të gjatë që disa ekspertë besojnë se mund të arrijë deri në Alaskë...

Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, e quajti atë një “përshkallëzim të ri të kërcënimit” dhe paralajmëroi se Uashingtoni “nuk do të pranojë një Kore të Veriut të  pajisur me armë bërthamore.

Pheniani pohoi të martën që ka testuar me sukses një raketë balistike ndërkontinentale. Megjithatë, shumica e ekspertëve besojnë se Koreja e Veriut ende nuk ka aftësi për armë bërthamore me rreze të gjatë. Si përgjigje, ShBA dhe Koreja e Jugut kryen një ushtrim të përbashkët ushtarak të mërkurën.