Botë
Ministrat e jashtëm sërish diskutojnë për krizën e Katarit
05.07.2017 12:58
Bahreini, Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të diskutojnë mbi krizën e Katarit, një muaj pasi ndërprenë lidhjet me shtetin e Gjirit...

Takimi i ministrave të jashtëm në Kajro vjen në ditën e skadimit të afatit për Katarin që të pranojë një listë të kërkesave ose të përballet me sanksione të mëtejshme. Kërkesat për Katarin përfshijnë mbylljen e televizionit Al-Jazeera dhe shkrirjen e lidhjeve me Iranin.
Nga ana e tij, Katari e ka quajtur listën e kërkesave “joreale dhe të pazbatueshme”. Katari është akuzuar për destabilizimin e rajonit, duke mbështetur ekstremizmin dhe terrorizmin, akuza të cilat vendi i mohon.
