Arifi: Problemi i deponisë do të zgjidhet
Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, tha sot se për këtë problem ka një projekt dhe ai do të zgjidhet..

Zhvendosja e pikës së grumbullimit të mbeturinave në Tetovë dhe ndërtimin në vend të saj, të një pike moderne për ngarkim-shkarkim, do të marrë zgjidhje së shpejti. Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, tha sot se për këtë problem ka një projekt dhe ai do të zgjidhet.
“Sigurisht që ne i kemi dinamikat tona. Shumë gjëra që janë prishur nuk janë prishur për një ditë, por janë prishur me vite dhe normalisht do të duhet kohë deri sa të rregullohen. Siç kemi thënë, ne me buxhetin tonë kemi parashikuar edhe mjete buxhetore për të zgjidhur këtë problem, jemi duke shikuar disa lokacione që duhet t’i plotësojnë kushtet që të arrijmë të bëjmë një qendër ngarkim-shkarkimi të mbyllur dhe ta mbyllim këtë çështje. Mendoj që do ta arrijmë këtë”, - tha Teuta Arifi, kryetarja e Komunës së Tetovës.
