MASh konfirmon heqjen e “Kembrixhit”, duhen programe adekuate për sistemin arsimor
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e kumtoi vendimin nga seanca e djeshme e Qeverisë....

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e kumtoi vendimin nga seanca e djeshme e Qeverisë, se programi i Kembrixhit nuk do të implementohet nga shtatori i këtij viti në shkollat e mesme publike.
"Përcaktimi i Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është arsim bashkëkohor dhe program cilësor mësimor për përmirësimin e procesit edukativo-arsimor në vend. Vendosja e programeve të reja mësimore kërkon analizë dhe rishikim të proceseve, e jo vendime të përshpejtuara. Kjo, mes tjerash, do të thotë edhe përgatitje të librave të cilat shfrytëzojnë terminologji adekuate, të cilat janë të qarta dhe të sakta, dhe që janë adekuate për sistemin arsimor të Republikës së Maqedonisë",- informon MASh.
Vendimi që të shtyhet fillimi i programit të Kembrixhit në shkollat e mesme u soll për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion, për sigurimin e standardeve të kërkuara dhe që të shmangen situatat e padëshiruara në arsimin e mesëm.
Me këtë vendim, thekson MASh-i, shtohet periudha e arsyeshme kohore për debat dhe përgatitje të librave nga të cilat nxënësit e Maqedonisë do ta marrin arsimin e merituar cilësor sipas standardeve ndërkombëtare. (Besim Abdullai, TVM2)
