Qeveria prezanton planin “3-6-9”
Kryeministri, Zoran Zaev, dhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani....

Kryeministri, Zoran Zaev, dhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, prezantuan planin për reforma urgjente “3-6-9”, të cilin gjatë seancës së djeshme qeveria e miratoi, njofton Telegrafi - Maqedoni.
Kryeministri Zaev tha se plani të cilin kanë arritur ta përpilojnë përmban reforma që janë urgjente dhe të cilat, sipas tij, do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve.
“Atë që qeveria ka shkruar në këtë dokument është me rëndësi të madhe për shtetin dhe do të jemi maksimalisht të angazhuar për ta zbatuar”,- tha Zaevi. Ndërsa zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, deklaroi se plani përmban reforma në fusha të ndryshme, ndërsa paralajmëroi bashkëpunim me opozitën dhe kryetarin e Kuvendit për zbatimin e këtij plani.
Ai tha se ligji për gjuhën shqipe do të përgatitet për tre muaj, por nuk tregoi se kur i njëjti do të miratohet nga deputetët e Kuvendit. Osmani shtoi se pasi qeveria ta përgatisë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i njëjtit më pas do të shkojë në Parlament dhe në Komisionin e Venedikut. (Merita Gashi, TVM2)
