VMRO: Zaev të tregojë se për çfarë u morr vesh në Sofje
VMRO ka kërkuar sot edhe një herë që LSDM të tregojë publikisht.....

VMRO ka kërkuar sot edhe një herë që LSDM të tregojë publikisht për çfarë u dakordua kryeministri Zaev gjatë vizitës në Sofje.
“Zoran Zaev gjatë periudhës së zgjedhjeve ka premtuar se do të ketë debate ekspertësh dhe debat publik për çdo çështje madhore për shtetin. Deri tani shohim se nuk ka as d nga debati. LSDM, në një proces plotësisht jotransparent, negocion marrëveshjen me Bullgarinë, duke e mbajtur përmbajtjen e saj larg syrit të publikut. Kjo sjellje e Zaevit është drejtpërdrejt inkurajuese për disa qarqe të caktuara në Bullgari. Zoran Zaev është i detyruar të informojë qytetarët se për çfarë është rënë dakord në Sofje”,- deklaroi Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE.
VMRO-DPMNE bën thirrje deri te MPJ që t’i dënojë deklaratat që mohojnë identitetin maqedonas dhe godasin mbi dinjitetin e popullit maqedonas.VMRO-DPMNE mbron qëndrimin se RM duhet të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët e saj, por pa prekur mbi nacionalitetin, gjuhën dhe kulturën e popullit maqedonas, thotë Ilioski.
