MPB: 60 padi ndaj protestuesve në Gjorçe Petrov
Nën dyshimin për shkaktim të incidenteve, prishjen e rendit dhe qetësisë, si dhe dëmtimin e pronës, në lagjen Gjorçe Petrov, më 19 maj policia ka parashtruar 60 padi, bën të ditur ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska…..

Nën dyshimin për shkaktim të incidenteve, prishjen e rendit dhe qetësisë, si dhe dëmtimin e pronës, në lagjen Gjorçe Petrov, më 19 maj policia ka parashtruar 60 padi, bën të ditur ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska. Njëherit ajo bën të ditur se 5 nga këto persona aktualisht ndodhen në paraburgim.
“Policia tanimë ka ngritur mbi 60 padi, një pjesë e tyre janë për kundërvajtje, një pjesë janë penale. Gjatë ditës së djeshme u ngrit edhe padia e fundit, në të cilën janë përfshirë edhe 7 persona. Nëse gjatë periudhës së mëtejshme, gjatë procedurës hetimore konfirmohet se ka pasur edhe pjesëmarrës të tjerë, që nuk janë përfshirë me këto mbi 60 padi, gjithsesi ekziston hapësirë për plotësimin e padive, përkatësisht shtimin e numrit të padive ndaj të gjithë personave për të cilët do të vërtetohet se në ç’farë do mënyre kanë qenë pjesëmarrës në prishjen e qetësisë dhe rendit publik ose në vepra penale të lidhura me incidentet që ndodhën në territorin e Komunës Gjorçe Petrov”, deklaroi ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska.
Protestat në Gjorçe Petrov nisën pas vrasjes së të riut, Angell Petkovski, më 19 maj, me ç’rast gjatë protestave treditore protestuesit demoluan apo u vunë flakën objekteve afariste me pronë shqiptare në këtë lagje.
Për shmangien e incidenteve të këtilla, MPB në bashkëpunim me pushtetin lokal, do të ndërmarrin aktivitete të cilat do t’u mundësojnë qytetarëve që të ndihmojnë policinë, për përmirësimin e gjendjes së sigurisë, qetësisë dhe rendit publik, paralajmëroi Jankullovska. (Naim Sinani, TVM2)
